Dalin pamjet: Pritja e Presidentit Thaçi nga kryeministri japonez, Abe (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Japoni asht pritë në vizitë zyrtare nga kryeministri i këtij shteti, Shinizu Abe.

Në nji video të gjatë ma shumë se dy minuta, të publikueme nga mediat japoneze, shfaqen pamje nga pritja që Shinizu Abe i ka ba presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Zyrën e Kryeministrit të Japonisë.

Thaçi asht pritë me gardën shtetnore të Japonisë, derisa siç shfaqet në video, gjatë pritjes për Thaçin asht intonue himni i Republikës së Kosovës

Thaçi deklaroi dje se me kryeministrin Abe ka ra dakord me zgjanue bashkëpunimin në fusha të reja mes dy shteteve.

Shperndaje në: