Veseli para veteranëve të UÇK’s: Kemi me transformue Kosovën në nji vend të sundimit të plotë të ligjit (video)

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme asht takue me veteranët, me të cilët ka folë për planin e tij me luftue korrupsionin.

Postimi i plotë:

Në takimin tim me veteranët, fola për Planin Kundër Korrupsionit që do vë në jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndala tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit.

U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet që të lejojmë që të bëhet tregti për vota me statusin e shenjtë të veteranit të luftës! Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju dëshironi që së bashku t’ua kthejmë në vend uftëtarëve të lirisë nderin e cenuar prej mashtruesve të listave.

Takimi me veteranët

Në takimin tim me veteranët, fola për Planin Kundër Korrupsionit që do vë në jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndala tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit. U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet që të lejojmë që të bëhet tregti për vota me statusin e shenjtë të veteranit të luftës! Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju dëshironi që së bashku t'ua kthejmë në vend luftëtarëve të lirisë nderin e cenuar prej mashtruesve të listave.

Posted by Kadri Veseli on Saturday, 14 Shtator 2019

Shperndaje në: