Migjen Kelmendi kujton 2007’shin, vitin kur ishte nderue me çmimin “Press Freedom Award” në Vjenë (video)

Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ishte botues i gazetës “JAVA”.

Për botimin e kësaj gazete, Kelmendi ishte nderue me çmimin “PRESS FREEDOM AWARD – SIGNAL FOR EUROPE”.

Ky çmim, i cili ndahet nga “Reporters Without Borders” kishte ardhë në Kosovë falë punës së Kelmendit, në sferën e lirisë së medias.

Ai e ka kujtue këtë moment nëpërmjet nji video në Facebook.

Postimi i plotë:

Pamje nga ceremonia e ndamjes së çmimit “PRESS FREEDOM AWARD – SIGNAL FOR EUROPE ”, me të cilin u nderova për botimin e Gazetës JAVA, në vitin 2007.

Çmimin e jep organizata “Reporters Without Borders”, me seli në Vjenë.

Ceremonia u mbajt në godinën e Parlamentit austriak në Vjenë.

Video:

Shperndaje në: