Veseli: Paret e kursyeme nga çrrënjosja e korrupsionit, do përdoren për fuqizimin ekonomik të grave

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka folë përsëri për luftën kundër nepotizmit.

Ai ka thanë se lufta ndaj kësaj dukunie ka me u ba në atë mënyrë që të hapin sa ma shumë shanse për rininë dhe gratë.

Postimi i Veselit:

I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapin sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju e konsideroni të rëndësishme përmirësimin e statusit të grave e vajzave në Kosovë!

Shperndaje në: