​Scott: Qeveria e re ne Kosove duhet me largu taksen edhe me ju kthy dialogut

Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott, i cili se shpejti perfundon misionin e tij ne Beograd, n’intervistë për tablloidin beogradas “Kurir”, thotë se SHBA asht partner që mbështet normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.

“Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët e fundit emnoi mikun dhe kolegun tim Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Ai ka me i kryesue përpjekjet tona për me mbështete paqen, stabilitetin dhe partneritetin në rajon dhe me u përqendrue në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane. Ai e njeh mirë rajonin, Serbinë, por edhe problemin e Kosovës, kështu që unë mendoj se ai asht person ideal për me kontribue në normalizimin e marrëdhanieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thanë Scott.

Shperndaje në: