Notarja e famshme: Në dashni dhe seks jam nji përbindësh (foto)

Në nji intervistë të dhanë sot për revistën italiane “Messaggero”, notarja e njoftun, Federica Pellegrini, ikonë e garave të bazenit, ka folë për jetën e saj private.

“Gratë i fusin tutën shumë mashkujve. Gjithsesi, unë mendoj se janë vetë mashkujt ata që tuten nga emancipimi i grave”, tha Pellegrini.

“A jam unë e tutshme? Sigurisht. Në dashni dhe në seks. Në dashni jam tradhëtue disa herë, mbasi ajo asht nji ndjenjë. T’i mund të zgjedhësh njerëz të ndryshëm pamvarësisht nga momenti që ti je tue kalue”, tha ma tej Pellegrini.

“Edhe seksi asht i randësishëm, thelbësor në sport. 2-3 vitet e fundit kam arritë me pasë nji fizik në të cilin ndihem 100% në formë falë seksit”, u shpreh Pellegrini, që shpesh poston foto “hot” në rrjetet sociale.

“Më pëlqen trupi im prandaj postoj foto”, tha Pellegrini.

Shperndaje në: