Qytetarët e pyesin Kurtin kur ka me njoftë shtetin e Kosovës?

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë sesionit pyetje&përgjigje LIVE në Facebook organizue nga KDI, ishte përballë pyetjes “Kur do ta njohësh shtetin e Kosovës?”.

Kurti tha se e ka pranue dhe e njeh Pamvarësinë e Kosovës.

“E njoh shtetin e Kosovës. Por, të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”, njofton Klan Kosova.

Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr Flamurin e Kosovës. Në zyrën e Kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, tha Kurti.

Shperndaje në: