Vjosa Osmani godet si rrallë herë Albin Kurtin

Kandidatja e LDK për kryeministër, Vjosa Osmani, ka goditë si rrallë herë kandidatin e VV’s, Albin Kurtin, lidhun me deklaratat e tij për me emnue si Kryeprokuror të Kosovës, Elez Blakajn.

Osmani ka kritikue ashpër këtë ide të Kurtit, derisa, të njajtën e ka quejt logjikë të ‘Prontos’ dhe se nuk mundet Kurti me vendos atë prokuror.

Për mua është e pakonceptueshme se si sot ka liderë politikë dhe kandidatë për kryeministër të cilët thonë se unë kam vendosë që filan fistekin ta bëjë prokuror, kjo leje që është jo kushtetuese por është edhe e rrezikshme”, ka thanë Osmani.

Kujtojmë se dje gjatë ditës Albin Kurti ka premtue se ish-prokurorin Elez Blakaj të ikun në Amerikë mbas kërcënimeve vitin e kaluen do ta kthejnë në Kosovë dhe kanë me ba Kryeprokuror.

Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë. Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: