BIA thotë se ka zbulue në Peçenë të Preshevës armë nga koha e UÇPMB’s

Anëtarët e BIA në nji shtëpi në Peçenë të komunës së Preshevës, pohojnë të kenë zbulue armë të mshefta, të cilat, simbas tyne, datojnë nga periudha e funksionimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe të cila ishin në gjendje të mirë.

Simbas Agjencionit të për siguri dhe informim (BIA), ky arsenal asht mshefë vetëm 300 metra larg bazës së Ushtrisë së Serbisë, kështu që rrethanat dhe motivet po shqyrtohen, gjegjësisht nëse asht pregaditë nji sulm ndaj forcave serbe.

Simbas “Novosti”, përcjell presheva.com, u gjetën dy armë gjysë automatike, nji m48 ushtarake, nji pushkë e modifikue tue përdorë municion gjuetie dhe një kallashnikov.

Siç shkruejnë mediat serbe, ky asht zbulimi i dytë i BIA i armëve në zonën e Preshevës në nandë muejt e fundit.

Shperndaje në: