Burri rrehet nga dy gratë e tij për këtë arsye të çuditshme (video)

Nji burrë indian asht rrehë nga dy gratë e tij mbasi kërkoi me u martue në mënyrë të paligjshme me nji grue të tretë.

S. Aravind, i njoftun si Dinesh u martue për herë të parë në vitin 2016 dhe vendosi me u martue me nji grue të dytë në fillim të këtij viti.

Simbas Daily Mail, mediat lokale kanë raportue se Dinesh kishte abuzue fizikisht me të dy bashkëshortet e tij, tue ba që të dyja me u kthye me jetue me prindët e tyne.

Kur ato mësuen për planin e Dinesh që donte me u martue me nji grue të tretë ata vendosën të ndërmarrin veprime.

Shperndaje në: