“Kapen” sërish LDK e VV, Haxhiu i reagon Osmanit

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i asht kundrpërgjigjë kandidatës së LDK’d për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Haxhiu në nji postim në Facebook, i ka thanë Osamint se nuk asht e ndershme me u keqcitue Albin Kurti në atë që ka thanë për Elez Blakajn, sepse në këtë mënyrë nuk fitohet respekti.

Ajo ka shkrue se janë dy pohime që Kurti i ka ba.

Janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin. Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu”, ka shkrue Haxhiu.

Postimi i plotë:

Kryetari Kurti ka thënë fjalë për fjalë kështu:

“Ne Elez Blakajn e kthejmë menjëherë në Kosovë. Edhe s’ka me pasë as politikanë edhe as jo-politikanë, as mujsharë shpërdorues, as kriminelë e të korruptuar që do të guxojë ta përndjekë e ta kërcënojë, as publikisht e as privatisht. Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës, dhe, do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.”

Pra janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin.

Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu.

Shperndaje në: