Kancelari austriak tregon a e mbështet korrigjimin e kufijve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thanë se vendi i tij i mbështet të gjitha zgjidhjet që do të arriheshin nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshi edhe korrigjimin e kufijve.

“Qëndrimi ynë asht i qartë, do të mbështesim gjithcka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshi edhe korrigjimin e mundshëm trë kufinit, nëse kjo çon drejt nji zgjidhje të gjithanshme që çon në stabilitet. Qëllimi duhet me qenë që të gjitha çashtjet e hapuna të zgjidhen me marrëveshje” ka thanë Kurz, raportojne mediat serbe.

Ai e ka quejt sinjal të mirë emnimin e Mathew Palmer si të dërguem special për Ballkanin tue thanë se ai mundet me kontribue për gjetjen e nji zgjidhje.

Shperndaje në: