The Sun: Ky ekip i madh po “kallet” mbas Vedat Muriqit (foto)

Disa skautë e kanë vëzhgue lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, në ndeshjen kundër Anglisë.

Asht ekipi Manchester United, të cilët iu kanë bashkangjitë garës me i fitue shërbimet e gjigantit kosovar.

25 vjeçari kishe shënue goll nga penalltia në ballafaqim me Anglinë.

Ndërsa, mediat angleze po raportojnë që United i asht futë garës me transferue Muriqin në radhët e tyne.

Muriqi gjatë afatit kalimtar asht transferue te ekipi turk, Fenerbahçe, për 3.1 milionë funta.

Shperndaje në: