KQZ vendos që renditja e subjekteve politike me qenë nga ky numër

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka me mujt me pasë deputetë që do ta marrin këtë post falë numrit të partisë, mbasi që KQZ ka vendosë se numrat e partive politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 6 Tetorit do të jenë nga 111 e naltë e jo ma me korrespondue numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kalueme.

Për këtë vendim ka njoftue drejtori egzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, simbas të cilit tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri 135.

“Shqyrtimi dhe miratimi i një draft-udhëzuesi, i cili pritet të bëhet, është praktikë e mirë e KQZ-së që kur organizohet tërheqja e shortit nga herët e kaluara që të organizohet tërheqja e shortit të miratohet një udhëzues, i cili i përshkuan hapat një nga një për tërheqjen e numrave të subjekteve politike ashtu siç do të duken në fletëvotim. Është kryesisht i bazuar në udhëzuesin e herëve të kaluara, do të vendosen dy vazo, në një vazo do të jenë emrat, në vazon tjetër do të jenë numrat e subjekteve politike. Kësaj radhe kemi propozuar që të fillojnë nga numri 111, në mënyrë që mos të ketë probleme ku një kandidat të ketë numrin e njëjtë me subjektin politik, do të jenë 25 numra sa janë subjekte politike nga 111 deri në 135”, tha ai.

Shperndaje në: