Ky asht numri i aplikimeve nga diaspora për zgjedhjet e 6 Tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka pranue mbi 42 mijë aplikime nga diaspora me u regjistrue si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ, Enis Halimi, ka njoftue sot se 42 mijë qytetarë kanë aplikue përmes postës dhe shërbimeve tjera të votuesve.

Ai tha se 5 mijë aplikues janë nga posta, derisa njoftoi se mbi 5900 persona kanë kërkue me ndryshue qendrën e votimit, por që ende asgja nuk asht vendosë në këtë drejtim.

“Kemi futur në sistem të gjitha aplikacionet që kanë arritur përmes email, postës fax-it dhe në total është numri 42 mijë e 300 për të cilët do të bëhet vlerësimi i zotësisë juridike. Po ashtu, ka mundësi që të përfshihen dublikate apo shënime të dyfishta që kanë dërguar më shumë se një aplikacion, pra sistemi jonë i nxjerr si të tilla dhe pastaj procedohet vetëm me nga një. Po ashtu, edhe në procesim janë aplikacionet që kanë arritur përmes postës dhe diku numri i tyre është rreth 5300. Besojmë që gjatë dy ditëve të ardhshme do të përfundohen këto procedura”, tha ai.

Shperndaje në: