Vjosa Osmani përdor emnin e Ibrahim Rugovës në fushatë, familja e tij e bojkoton

Vjosa Osmani ka fillue me përdorë emnin e Ibrahim Rugovës në fushatë zgjedhore, me deklarime dhe me sllogane, njisoj siç kanë veprue ma parë figurat tjera në Lidhjen Demokratike të Kosovës, tue llogaritë se i përkthehet në mbështetje e vota.

Por, Kandidatja e LDK’s për Kryeministre duket qartë se po bojkotohet që nga fillimi nga Familja Rugova.

Osmani ka vizitue të Premten Degën e LDK’s në Velani të Prishtinës, e cila mban emnin “Ibrahim Rugova”, ndërsa aty nuk asht pa asnji anëtar i Familjes së Presidentit Rugova.

“Me të drejtë secili fjalim që fillon në këtë Degë duhet të fillojë me peshën historike, sepse Dega jonë mban emrin e Presidentit historik”, ka thanë Osmani në këtë takim.

Ukë dhe Teuta Rugova, që ma parë ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës, kësaj radhe janë përjashtue nga lista për deputetë e LDK’s.

Asnjani prej tyne nuk asht prononcue për publikun lidhun me këtë.

Shperndaje në: