Vogëlushi kosovar në ekranin gjigant në “Times Square” të New York’ut (foto)

Disa fotografi të Beni Godenit, djaloshit të vogël nga Kosova me Sindromën Down, janë paraqitë sot në ekranin gjigant të “Times Square” në New York.

Në dy nga fotografitë, Beni asht bashkë me Fjolla Rracin, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmitë dhe të rritunit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 ma të mirave në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Aplikimin e kishte ba ish-kujdestarja e tij Fjolla Rraci që tashma jeton në SHBA.

Shperndaje në: