Ramiz Kelmendi takohet me Kadri Veselin: Kam me mbështetë për Kryeministër

Ish deputeti i LDK’s, Ramiz Kelmendi, asht pa tue pi kafe së bashku me kryetarin e PDK’s njiherit, kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli.

Ekipi i Ekonomia Online, ka pa Kelmendin dhe Veselin tue diskutue me Veselin në nji lokal në qendër të Prishtinës.

EO asht afrue dhe ka pyetë Kelmendin nëse ky asht nji aderim në PDK.

Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thanë shkurt Kelmendi, tue mos dashtë me komentue për largimin e tij nga LDK’ja.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thanë se asht i nderuem me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: