Veseli: Kemi me u angazhue me i dhanë fund diskriminimit të grave në ndamjen e pasunisë

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, thotë se në mandatin e ardhshëm qeverisës ka me u angazhue edhe ma tutje për barazi gjinore që Kosova me qenë nji vend i zhvilluem.

Postimi i plotë:

Kosova do të jetë një vend përnjëmend i zhvilluar dhe i lumtur vetëm atëhere kur të kemi barazi gjinore dhe prandaj unë e kam prioritet garantimin e shanseve të barabarta. Për të arritur këtë qëllim do të fuqizojmë ekonomikisht gratë duke ofruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe duke siguruar qasje në fonde për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.

Po ashtu do angazhohemi për t’i dhënë fund njëherë e mirë diskriminimit të grave në ndarjen e pasurisë familjare. Ne do u japim grave rolin dhe vendin që meritojnë në shoqëri dhe së bashku me to do të luftojmë korrupsionin e do ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.

Shpërndajeni këtë video nëse jeni dakord me politikat tona për të përmirësuar gjendjen ekonomike e sociale të grave!

Shperndaje në: