Veseli: Qeveria ime ka me i ndihmue bizniset e vogla me u zhvillue dhe me hapë vende të reja pune (foto)

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue sot disa biznise të vogla në lagjen Dardania në Prishtinë, me diskutue me pronarët e tyne mundësinë e ndihmës së tyne për m’i zhvillue ma shumë bizniset e tyne dhe me krijue mundësi të reja për vende të reja pune.

Kryetari i PDK’s tha se ka hartue nji program shumë konkret qeverisës i cili ka me qenë mundësi shumë e mirë për ndihmën që ka me ju ba bizniseve të vogla në Kosovës, në mënyrë që ato me kalue në nji nivel tjetër të zhvillimit, ndërsa po ashtu ndigjoi edhe propozime konkrete nga vet përfaqësuesit e bizniseve.

“I kemi bërë disa përparime por duhet të bëjmë shumë dhe kjo është arsyeja pse kam dalë ta shikoj gjendjen e bizneseve të vogla për të parë se si mund t’i zgjerojmë resurset e tyre, kapacitetet, për të krijuar vende të reja pune sepse nëse punojnë njerëzit nuk kanë nevojë me dalë jashtë. Si të kenë perspektivë ata rrinë këtu”, tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit me nji pronar të nji furre, Veseli e pyeti atë se çka mundet me ba diçka ma mirë qeveria e re për me i ndihmue bizniset e vogla dhe të mesme.

“Ju mund të na ndihmoni me uljen e tatimit në fitim, për me na dhënë neve mundësi më të mëdha që me u zhvillu më shumë si biznes i vogël”.

Edhe pronarët e bizneseve tjera të vogla që vizitoi Veseli, i dhanë propozimet e tyre se çfarë duhet të bëjë qeveria e tij pas zgjedhjeve, duke kërkuar heqjen e tatimit të paragjykuar, në mënyrë që ai të paguhet pas realizimit të qarkullimit dhe propozime tjera që ndihmojnë bizneset e vogla të rinisin numrin e punëtorëve.

Shperndaje në: