Ismaili – Vitisë: Mos hyn te çashtja e barnave, sepse je në humbje – Listën esenciale e nënshkruej këtë javë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sonte në Debat Plus ka zbulue se këtë javë e nënshkruen listën esenciale të barnave.

Ismaili ka thanë se ky asht lajm i mirë për profesionistët dhe pacientët.

‘’Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë. Më së spari e kthejmë dinjitetin e profesionistëve që s’kanë mujtë me dhanë tretmane të reja, dhe ua mundësojmë qytetarëve që të mos blejnë barna që nuk janë në listë. Edhe profesionistëve, por edhe pacientëve u ndihmojmë. Kemi pasë OBSH’në dhe organizata tjera në ndihmë’’, ka thanë Ismaili.

‘’Nuk e marr listën esenciale në parti, por e lë për qytetarët’’, ka shtue Ismaili.

Ismaili asht përplasë në debat edhe me Arben Vitinë e Vetëvendosjes, mbasi ky i fundit e akuzonte për furnizim barnash.

’Mos dil me fol për cmime barnash, pa fakte. Je në humbje, mos dil në humbje. Regjistri i barnave të blera është publk.’’, ka thanë Ismaili.

Shperndaje në: