Veseli në këtë vend pritet si kryeministër nga qinda banorë

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, asht pritë sonte në katundin Dumnicë të Podujevës nga qinda aktivistë të PDK’s dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkue për me mbështetë për kryeministër të ardhshëm.

Ndalesën e fundit sot e pata në Dumnicë të Podujevës ku u prita përzemërsisht nga qindra aktivistë e dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar Partisë Demokratike të bindur se partia jonë ka vizionin e duhur për të ardhmen. Të pranishmëve të shumtë u thashë se ne jemi mbledhur bashkë, jo për të mbledhur vota për pushtetin, por për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës. Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund”, ka shkrue Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shperndaje në: