Ismaili përuron pajisjet që pacientët i kanë pritë me vjet në QKUK

Avancimi i aparaturave dhe metodave mjekësore në shëndetësi po ecë me hapa të mëdhej. Tash, edhe Kosova ka nisë me nxanë hapin me këto shërbime.

Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përurue 5 laparaskopa të ri në vlerë 350 mijë euro.

Laparaskopi asht nji pajisje për intervenime kirurgjike me premje minimale. Avantazhet e këtyne ndërhymjeve janë të mëdhaja.

Zvogëlon shumë hemorragjinë (gjakderdhjen), shkurton kohën e qëndrimit në spital. Nga 1 javë apo ma shumë në 24 orë. Zvogëlon dhimbjen, shkurton kohën e rehabilimit, shkurton rrezikun e infeksioneve etj.

Ismaili tha se krejt kjo po bahet e mundun falë luftës kundër korrupsionit dhe ri-orientimit të fondeve.

“Duke luftuar korrupsionin po arrijmë që të bëjmë gjëra të mira në shëndetësi. Sot po përurojmë pajisjet e reja të cilat do të rrisin cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Ky modernizim i shërbimeve mjekësore do të shkoj në të mirë të pacientit dhe profesionistëve shëndetësorë”, ka thanë ministri Ismaili, raporton EO.

Shperndaje në: