Miratohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 Tetorit, qe qysh doket (foto)

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) asht publikue dhe miratue fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit.

Nga aplikimet deri tash janë regjistrue 35 mijë e 87 votues jashtë vendit, prej tyne mbi 4 mijë nga Serbia.

Ndërsa, vendin e ish-anëtarit të KQZ’s, Florian Dushi nga LDK prej sot e ka nxanë Sali Morina nga kjo parti.

Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, ka kërkue që mos me pasë qendër votimi në veri në objekte private, aq ma pak në shtëpi të asamblistit ose nji politikani.

Pamvarësisht kësaj, KQZ votoi për ndryshimin ose mbajtjen e zgjedhjeve në nji objekt privat në Mitrovicën e Veriut që ka rreth 6 mijë votues.

Shperndaje në: