Zbulohen detajet e superprojektit të Milanit dhe Interit për stadiumin e ri: 124 mln euro arkëtim në vit (foto)

Milani dhe Interi pregaditen për të ardhmen dhe ajo quhet… stadium!

“San Siro” tashma asht i vjetër, nji relikt, në sytë e drejtuesve dhe pronarëve të dy ekipeve, që duen me ba ndamjen me të shkuemen dhe të “përqafojnë” modernizimin dhe sidomos të përfitojnë sa ma shumë ekonomikisht.

Shkrimi në Telesport:

Superprojekti i stadiumit të ri pritet të kushtojë rreth 1,2 miliardë euro, duke qenë se nuk do të jetë vetëm një stadium me 60 mijë vende, por edhe një zonë ndër më të bukura në Milano dhe Itali. Në fakt, pjesa e jashtme e stadiumit pritet të kthehet në një “oaz” për turistët, tifozët por edhe publikun e painteresuar për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Shërbime dhe jo vetëm. Kështu, thuajse 650 mln euro do të shkojnë vetëm për impiantin sportiv dhe pjesa tjetër për impiantin josportiv, pra të jashtëm. Bashkia e Milanos është gati të japë koncesionin për 90 vite dhe, sipas llogarive që kanë bërë Milani dhe Interi, fitimet e para të vërteta nga stadiumi dhe shërbimet jashtë tij do të vijnë pas 32 vitesh!

Kjo sepse do të duhen 32 vite që të shlyet investimi i bërë nga një pjesë e tretë, pra e barabartë me 1,2 miliardë euro, të cilave u shtohet edhe prishja e “San Siro”-s që do të kushtojë 43,8 mln euro. Sakaq, në gjithë këto vite koncension, Bashkia e Milanos pritet të fitojë 478 mln euro.

Milani dhe Interi presin që çdo vit, stadiumi bashkë me ambjentet jashtë tij, të sjellin përfitime të barabarta me 124 mln euro! Thuajse 69 mln euro nga stadiumi (bileta, shërbime, sponsorë dhe reklama) dhe 55 mln euro nga pjesa e jashtme./telesport

Shperndaje në: