Instagram vendos rregulla të reja, s’ka ma postime të këtij lloji!

Instagram ashpërson rregullat për postimet që lidhen me produktet për humbje në peshë dhe operacionet plastike.

Disa reklama nuk do të shfaqen për përdoruesit poshtë moshës 18 vjeç, ndërsa ata që promovojnë produkte mrekullibamëse të humbjes në peshë kanë me u hekë nga rrjeti social.

Vendimi i Instagram erdhi mbas shqetësimeve në rritje lidhun me ndikimin që mundet me pasë promovimi i produkteve dietike te të rijtë.

Aktivistë të shumtë e konsiderojnë nji fitore të madhe këtë zhvillim. Ndërkohë, rregullat e reja kanë me u aplikue edhe në platformën Facebook.

Shperndaje në: