Kryeministri kanadez po akuzohet për racizëm mbas publikimit të kësaj foto

Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, kërkoi falje të Mërkurën, mbasi u shfaq nji foto e tij që ishte maskue me ngjyrë të zezë gjatë nji ngjarje festive shkollore në 2001.

“Unë nuk duhet ta kisha ba atë. Unë duhet ta kisha mendue ma mirë, por nuk e kam ba”, u tha ai gazetarëve. “Dhe, me të vërtetë më vjen keq”.

Ai tha se ishte nji foto raciste, por ai nuk e konsideronte atë racist në atë kohë.

Ishte nji foto e bame kur ai ishte mësues në vitin 2001, tue marrë pjesë në nji gala të fundvitit me nji temë “Netë Arabe”, tha ai.

Shperndaje në: