Kandidati për deputet i VV’s akuzohet nga kandidati i AAK-PSD se ka dosje në Polici për posedim të drogës

Kandidati për deputet nga radhët Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, po akuzohet se ka dosje në Polici për posedim të narkotikëve, shkruen Gazeta Metro.

Këto akuza po i thotë kandidati për deputetët nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ilir Baldedaj.

Ai ka akuzue publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh.

‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thanë Baldedaj tue thanë se shumë shpejt do të dalin dhe do të bahen publike.

Baldedaj ka thanë se e gjitha mundet me u argumentue nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja./gazetametro.net

Shperndaje në: