Presidenti Thaçi pritet nga guvernatorja e Iowa, shpreh kënaqësi për bashkëpunimin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, asht pritë sot nga guvernatorja e shtetit Iowa, Kimberly Kim Reynolds, në selinë shtetnore të Iowas.

Me këtë rast, ai ka shprehë kënaqësinë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Jam i lumtur që jemi pjesë e programit ‘Sister States’ dhe që ky program po kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s”, u shpreh Thaçi.

Simbas tij, ky bashkëpunim asht zgjanue edhe në fusha të tjera, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e shkëmbimit edhe ekonomik ndërmjet vendeve.

Kemi bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, por edhe në fushën e arsimit dhe të energjisë së ripërtërirë. Por, veçanërisht jam i lumtur me programin ‘Women in Energy’ që do të përgatisë studente nga Kosova që të marrin role kryesore në sektorin e energjisë në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, guvernatorja Kim Reynolds shprehu kënaqësinë me përparimin që asht ba në marrëdhaniet ndërmjet Kosovës dhe Iowa’s.

Shperndaje në: