Analistët në TV Rrokum analizojnë kandidatët për kryeministër dhe parashikojnë fituesin e zgjedhjeve (video)

Ka nise sezoni i ri i emisionit “Momentum” ne Televizionin Rrokum.

Te ftuem ishin analistët Ismail Tasholli dhe Labinot Kelmendi, me te cilet u bisedue per zgjedhjet e parakohshme te 6 Tetorit.

Gjate analizes se tyne u vnu theksi te PDK, e cila simbas Labinot Kelmendit “ka ndrrue narrativin dhe ligjerimin mbi zgjedhjet, tue e plasue Kadri Veselin si lider te ri, i cili nuk asht provue ne qeverisje, me disa hapa konkretë, si Pakti Anti Korrupsion”, shkruen Rrokum.TV

Ismail Tasholli ka thane se, disa parti kane ligjerime qe nuk jane te mbeshetuna ne sensin logjik, por ne ate populist.

“As LDK as VV, as partite tjera, nuk e kane flamurin kunder korrupsionit ma pak te fuqishem ose ma shume se PDK”, thote Tasholli.

Kelmendi ka thane se LDK gjithmone kur don me mobilizu elektoratin e vet thirret ne “luften” kunder PDK’s.

Tue fole per kandidatët për kryeministër, Tasholli shprehet se, ajo çka ofron Vjosa Osmani ne karrieren e saj politike asht ne disproporcion me ambiciet e saj. Per Albin Kurtin thote se, “ai gjithmone ka pase nji problem shume te madh se qysh i ka trajtue elektoratin dhe anetaret mbrenda partise, sepse ai i ka trajtu si pacientë”.

Tasholli thote se, Veseli e ka hape nji problem te madh sic asht korrupsioni, ndersa per Haradinajn thote se, nuk mundet me ju tregue SHBA dhe miqve qe jemi shtet.

“Konfrontimi i Haradinajt me miqt nderkombetarë asht gabimi ma i madh i krejt viteve mbas luftes”, thote Tasholli.

Te dy analistet ne fund kane dhane edhe parashikimet e tyne lidhun me zgjedhjet e 6 Tetorit.

Tasholli shprehet se, skena politike ka me mbete ne dy boshte ne nji te ardhme 15-20 vjeçare, mes LDK’s dhe PDK’s, partite tjera kane me u “shfrye si nji ballon”.

Kelmendi mendon se, dy boshtet kane me qene PDK dhe LDK, ndersa diferenca mes tyne ka me qene shume e ngushte./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: