Kadri Veseli për 53 milionëshin në ‘’Arbën Xhaferi’’: Ka me pasë përgjegjësi penale e juridike

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Kadri Veseli, ka thanë se mbrenda 90 ditëve qeverisje në mandatin e ardhshëm, ka me nis planin antikorrupsion.

Veseli në Zonën Zgjedhore përmendi se në platformën e saj PDK parasheh edhe Vettingun në Drejtësi dhe Polici, njofton Klan Kosova.

Jam i vendosur, kam humbur parametrat matës. Për 90 ditë do të fillojë plani antikorrupsion, do të hyjë në funksion edhe Vettingu në Drejtësi dhe Polici, Komisioni Parlamentar kundër korrupsionit, legalizimet e ndërtimeve pa leje, po na vrasin njerëzit- janë gjëra që duhet t’i ndalim. Po na shkatërrohet toka pa leje. Do t’ju vihet pikë”.

Kryetari i PDK’s, që pretendon me marrë timonin e drejtuesit të Qeverisë së ardhshme, foli edhe për raportimet se Kosova ka me u denue me 53 milionë euro për autostradën ‘’Arbën Xhaferi’’.

Ai tha se secili ministër ka me marrë përgjegjësi penale e juridike, njofton Klan Kosova.

”Përgjegjësi civile për zyrtarët publikë. 53 milionë po mendohet se kemi me u dënu për autostradën ”Arbën Xhaferi”- Kush merr përgjegjësi për këtë? Le të marrin përgjegjësi penale e juridike sepse secili ministër që merr këtë përgjëgjësi pak më mirë ruhet, e din që nuk janë para që mund i gjuan por do t’i paguajë edhe ai vet”.

Shperndaje në: