PDK: Vetëvendosje dhe Haskuka e kanë kontaminue Prizrenin

Partia Demokratike, dega në Prizren, ka reague tue akuzue drejtuesit e komunës për papastërtinë, e cila ka rrezik të madh të përhapjes së ndonji epidemie në këtë qytet.

Simbas tyne, ndryshimi në Prizren me VV’n ka ardhë, mirëpo ndryshimi ka ardhë për të keq.

Nuk mbahet në mend ndonjëherë, që Prizreni ka qenë në këtë gjendje nga papastërtia e madhe. Ne jemi në përfundim të sezonës verore, ku gjatë verës shtohet numri i vizitorëve nga e gjithë bota, ku këtë vit, kjo situatë e krijuar, i ka lënë përshtypjen më të keqe vizitorëve të huaj. Gjithashtu gjatë verës vijnë edhe mërgimtarët tanë, të cilët kalojnë pushimet verore në vendin e tyre, dhe nga pasqyra reale në Prizren, janë zhgënjyer shumë nga papastërtia e krijuar. Po ashtu gjatë verës temperaturat rriten dhe nga mbeturinat e shumta, qyteti i Prizrenit kundërmon gjithandej. Pothuajse asnjëherë nuk është pastruar shtrati i Lumbardhit. Rrugët janë shëndrruar në deponi ilegale, brenda lagjeve të ndryshme në qytet. Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, në njërën nga zotimet elektorale, ishte zotuar për largim të deponive ilegale. Po bëhen 8 muaj, që vazhdon kjo gjendje alarmante, dhe këtu më së shumti pasojat po i vuajnë qytetarët tanë. Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka shpallur 2 herë fitues, një kompani të papërgjegjshme me tabela të Serbisë, dhe këtu Vetëvendosja demaskohet, sepse kauzat e tyre për Bashkim Kombëtar, po dalin të jenë kauza të rrejshme. Me kompanitë fituese, zyrtarë të lartë të VV-së, duke u nisur nga niveli qendror dhe lokal, po bëjnë pazare dhe afera korruptive, në emër të tenderave. Arsyetimet banale të Mytës, për bllokim të procesit nga institucionet qendrore, qytetarit tonë nuk i bëjnë përshtypje, dhe as që bënë të i interesojnë, sepse qytetarët po paguajnë për shërbime, ndërsa në realitet qytetarëve nuk po i ofrohen shërbimet adekuate. Në njërën anë, kryetari i komunës edhe mund të ‘’arsyetohet’’ sepse nuk është i njoftuar me gjendjen reale, për shkak se ditën struket në zyrën e tij, ndërsa pas dite udhëton për Prishtinë.Rrenat e juaja duhet të kenë një limit. Veproni sot, që n esër mos të jetë vonë, sepse nëse vazhdon tutje kjo situatë e rënduar, atëherë rrezikohemi për mundësinë e përhapjes së ndonjë epidemie të madhe, ngase edhe lumenjtë janë të mbushura me kafshë të ngordhura dhe mbetje inerte, rrugët janë mbushur me qenë endacak, që janë edhe rrezik për përhapje të sëmundjeve të ndryshme”, thuhet në reagim.

“Ky kryetar nuk meriton të udhëheq me Prizrenin, sepse po sillet si një dështak i madh, karrshi obligimeve të tij që i takojnë, si i pari i komunës sonë. Një parti e cila sot nuk mund të menaxhojë me mbeturinat në komunën tonë, ku papastërtia e ka mbuluar çdo cep të Prizrenit, atëherë qytetarë të nderuar, imagjinoni çfarë mund të presim nesër nga Vetëvendosje”, thuhet në reagim.

Shperndaje në: