Lajm i madh: Ministri Ismaili nënshkruen Listën e re të Barnave Esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkrue sot Listën e re të Barnave Esenciale.

Kjo listë, e cila ka mbi 100 produkte të reja, asht hartue tue marrë në konsideratë edhe analizën e zhvillimeve në industrinë farmaceutike, transparencën dhe llogaridhanien.

Ministri Uran Ismaili, tha se Lista e re e Barnave Esenciale asht gjithëpërfshimëse dhe popullatës sonë do t’i mundësojë që me përdor barna cilësore, të sigurta dhe kost-efektive.

“Kjo Listë përveç që do të siguroj barnat më të mira për popullin tonë, krijon një mburojë financiare për ta dhe ndalë varfërimin e tyre që ka ndodhur deri më sot”, ka thanë ministri Ismaili.

Lista e re e Barnave Esenciale asht produkt i punës profesionale dhe ekspertizës ndërkombëtare e vendore, profesionistëve shëndetësorë, pacientëve dhe shoqatave të tyne. Për herë të parë, hartimi i Listës asht ba me ndihmën dhe nën monitorimin e Organizatës Botnore të Shëndetësisë, shoqnisë civile dhe Agjencisë kundër Korrupsionit.

Për herë të parë, përmes nënshkrimit të Deklaratës mbi Konfliktin e Interesit, asht parandalue çfarëdo forme apo manifestim i konfliktit eventual të interesit nga anëtarët e Komitetit.

Revidimi i LBE, bashkë me miratimin e Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale, paraqesin thelbin e zhvillimit të reformës në sektorin farmaceutik dhe atë të shëndetësisë në Kosovë.

Shperndaje në: