Rapper’i britanik performon me “kryet e preme” të Boris Johnson, BBC mbyll transmetimin (video+foto)

Rappper’i britanik, Slowthai, dhezi skenën dhe shfaqi nji lloj inati në ceremoninë e ndamjeve të çmimeve Mercury Prize mbramjen e djeshme tue mbajtë nji krye të preme, e cila ishte e Boris Johnson.

Artisti i nominuem për disa çmime, kishte veshë nji blluzë F F *** Boris ’të zbukurueme me imazhe të denduna të Kryeministrit, mbajti maskën provokuese në skenë Eventim Apollo në Londër.

Mbasi u desh në bel gjatë nji akti energjik ai bërtiti: ‘F *** Boris Johnson. F *** gjithçka ”.

Ngjarja e cila u transmetue drejtpërdrejt nga BBC u shkëput nga rappper’i, ndërsa ai mbante kryet në dorë, por publiku iu përgjigj me duertrokitje mbasi ngadalë ai shqipton emnin e tij dhe mandej u largue nga skena.

Shperndaje në: