Zyra e kryeministrit Haradinaj shpall tender në vlerë prej 300 mijë eurosh për libra: Nuk e din askush pse i duhen (dokument)

Në këtë kohë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryeministri i dorëhequn, Ramush Haradinaj, përkatësisht zyra e tij, ka shpall konkurs rreth 300 mijë euro për furnizim me lektyra shkollore, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimi i plotë:

Haradinaj do t’i shpenzojë rreth 300 mijë të qytetarëve të vendit për të u furnizuar me lektyra shkollore, të cilat nuk po dihet se pse po i nevojiten.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZKM’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.(KRPP).

Në bazë të njoftimit në KRPP, për këtë tender ka pasur goxha të interesuar.

Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarja Tregatre Grafike Blendi.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe te Zyra e Kryeministrit për të marrë informacione se për arsyen që po blihen këto libra, por në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, kontrata është dhënë më 11 shtator, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 16 shtator.

Ma poshtë keni kontratën e këtij tenderi.

Shperndaje në: