Ish-ambasadori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Të largohemi nga logjika se dikush ka me humb e dikush ka me fitue

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Manter, mendon se asht shumë e randësishme që Kosova dhe Serbia me u largue nga ideja se njani duhet me qenë humbës, në mënyrë që tjetri me qenë fitues, në mënyrë që të gjendet nji zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Zgjidhja që arrijmë ka me qenë ajo në të cilën futen të gjithë”, thotë Manter për Tanjug, tue shtue se kjo asht e mundun nëse ka besim te njerëzit që kërkojnë zgjidhje.

“Në përpjekjen për me arritë nji zgjidhje, ne nuk jemi tue tregue në atë që dikush ka me humb, kush ka me qenë humbësi e kush ka me qenë fituesi, tashma duhet të pyesim se çfarë mundemi me ba dhe kjo asht ajo që i duhet këtij rajoni, popullit të Kosovës, qofshin serbë apo shqiptarë”, tha Manter.

Shperndaje në: