Kqyrini turmat e njerëzve kah presin për iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max

Pajisjet e reja të Apple, përfshi 3 iPhone të rinj dhe Apple Watch Series 5, kanë dalë në shitje, me njerëzit në të gjithë botën që janë vnue në radhë me i ble të parët telefonat e ri.

“Smartphone” që quhen iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max u prezentuen nga gjiganti i teknologjisë javën e kalueme, në Californi. Apple tha se telefonat e ri Pro janë “ma të avancuemit dhe ma të fuqishmit” që ka prodhue najherë, me sistemin e kamerës së trefishtë që instalohet për herë të parë në nji iPhone.

Në Londër, Tokio, Moskë, Singapor, Sidney dhe Dubai u regjistruen radhë të gjata nëpër dyqanet Apple që në orët e para të mëngjesit.

Shperndaje në: