Veseli, ndërmarrësve: Mos bleni toka, kush dëshiron me investue – kemi me ja dhanë gjitha tokat publike

Kryetari i PDK’s, njiherit kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, sot mbasdite ka shpalosë nji pjesë programit të tij ekonomik.

Në nji takim me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësues të bizniseve, Veseli iu ka premtue atyne se në qeverisjen e ardhshme nuk do t’i ngarkojnë me asnji tatim të ri, derisa theksoi se ka me pasë lehtësina konkrete në sektorin e ndërmarrsisë.

“Në qeverisjen e ardhshme nuk do t’iu ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisim tatimet ekzistuese, përkundrazi do t’ua bëjmë punën më të lehtë e do ju ndihmojmë të keni sukses përmes lirimeve, investimeve publike, iniciativave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Po flas për një strategji vendimesh e veprimesh konkrete”.

“Kosova nuk mund të përmirësojë çdo sektor në një moment, por mund të ketë disa prioritete kryesore strategjike. Duke marrë për bazë përparësitë dhe mangësitë e veta. Prioritet kryesor do të jetë ekonomia prodhuese dhe punësimi dhe këtë askush nuk mund ta bëj më mirë se sektori privat, ndërmarrësia”, ka thanë Veseli.

“Mos bleni toka, kush dëshiron që të investoj dhe të krijoj vende pune dhe prodhim do t’i japim gjitha tokat publike me qira dhënie për 99 vite me 1 euro metri katror”.

Shperndaje në: