Hisen Berisha: Kurrë s’kam qenë në LDK, kjo parti asht e kapun

Nji nga ish-komandantët e UÇK’s në Koshare, Hisen Berisha, ka deklarue se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK’s dhe asnji subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderue në PDK.

Por, ai ka thanë se ka qenë i gatshëm me qenë në listën e kandidatëve për deputet të LDK’s, por kjo simbas tij nuk ka ndodhë për shkak të lidershipit të LDK’s.

‘Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do të jemë listë”, ka deklare Berisha.

Në IMAZH të RTK’s, Berisha ka akuzue kreun aktual të LDK’s, tue thanë se ai ka qenë në qeverinë e cila kur u suprimue autonomia e Kosovës diferenconte shqiptarët.

“LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.

Ai tha se po të bahej pjesë e LDK’s do ta luftonte nga mbrenda këtë kryesi.

Simbas Berishës, LDK e sotme asht shëndrrue në nji surrogate që nuk e përfaqëson frymën rugoviane. Ai ka thanë se ka zgjedhë PDK’n dhe Kadri Veselin për shkak se aty mundet me dhanë kontributin ma të madh.

Shperndaje në: