Nga legalizimi i 350 mijë pronave, zhbllokohen 10 miliardë euro kapital

Në Kosovë egzistojnë ma shumë se 350 mijë prona të palegalizueme, ndërsa kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka paralajmërue legalizimin e të gjitha pronave që nuk janë kontestuese. E kjo nismë asht mirëpritë nga qytetarët, por edhe nga ndërtuesit e objekteve ndërsa e konsiderojnë proces të vonuem. Qytetarët e mbi 350 mijë pronave në krejt territorin e Republikës së Kosovës po vazhdojnë mos me pasë fleta poseduese për pronat e tyre. Edhe psee shumë ndërtime kanë përfundue, por edhe ato që janë në ndërtim e sipër e kanë të pamundun të pajisen me nji dokumentacion të tillë. E pasojat e këtij problemi të kamotshëm po i vuejnë qytetarët dhe kompanitë e ndërtimeve.

Por, nji nismë të shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar, para do dite e ka paralajmërue kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Nisma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm e qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli ditë më parë. Sipas llogaritjeve të fundit, janë rreth 10 miliard euro investime nëpër këto prona që janë të bllokuara në mungesë të fletëve poseduese. Një ide e tillë nga qytetarët e Prishtinës e cila ka numrin më të madh të ndërtimeve po shihet si nismë e mirë ndonëse e vonuar. Nuhi Kryeziu një qytetar i Prishtinës ka thënë se mungesa e fletës poseduese sigurisht paraqet problem për marrjen e kredive. “Në qoftë se nuk mundesh me posedu një fletë poseduese ti nuk di cka mundesh me ba. Edhe në qoftë se ki shtëpinë ose banesën nëse nuk e ke fletën poseduese atëherë faktikisht ti nuk ki kurgja. Kishte me qenë mirë me fillu një iniciativë e tillë për me i lëshuar fletat poseduese, me ba legalizimin edhe me ditë gjithkush kush e ka pronën e vet, pasurinë, shtëpinë e banesën e vet”, ka thanë Kryeziu.

Edhe banorët e tjerë të kryeqytetit e kanë mirëpritë këtë iniciativë tue shpresue se nji zgjidhje e këtij problemi, do të mundësojë sa ma shpejt pajisje me fletë poseduese për pronat e tyne.

Sadik Aliu ka mirëpritë këtë iniciativë, e cila do të rregullonte nji problem pothuajse 20 vjeçar.

“Ne problemet e kësaj natyre të jemi edhe më të shpejtë, sidomos organet kompetente të këtuhit me punu me neve me naj kry ma shpejt këto sene, do t’kish qenë shumë mirë për neve”, ka thanë Aliu.

Plani për legalizimin e pronave i prezentuem nga kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, parasheh legalizimin e përshpejtuem të 350 mijë ndërtimeve pa leje, mbrenda dy vjete me vetëm nji euro për metër katror të ndërtimit.

Shperndaje në: