PDK’s i bashkohen aktivistë të Nismës dhe LDK’s (foto)

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka njoftue se i janë bashkue udhëheqës të Nismës në diasporë dhe aktivistë të LDK’s.

Shkrimi i Veselit:

Nuk kanë të ndalur njerëzit që po i bashkohen PDK-së, sepse vetëm ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Mirëseardhje u urova Kryetarit të Nismës për Diasporë, Ajet Zmajlaj, Kryetarit të Nismës për Slloveni, Ramë Balaj, aktivistit të LDK-së, Vahid Ibrahimi, ekonomisteve Ardiana Zmajlaj dhe Rabije Xhigoli, inxhinierit të ndërtimtarisë, Erson Suka, ekspertit të komunikacionit, Bardhyl Abazi, gjeodetit Isak Bejtullahu, politologes Kaltrina Alushani, aktivistes Kaltrina Beqiri dhe ekonomistit të njohur Remzi Llumnica.

Frontet e luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, prandaj të shumtë janë edhe njerëzit anekënd Kosovës dhe diasporës sonë, që po i bashkohen vizionit të PDK-së.

Mbështeteni edhe ju luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Shpërndajeni!

Shperndaje në: