Haradinaj godet VV’n: Koncepti i tyne asht komunist dhe fukarallak

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj e ka goditë partinë e Albin Kurtit tue thanë se koncepti i kësaj partie asht komunist dhe fukarallak.

Haradinaj në nji takim me qytetarët në Rahovec ka përsëritë se taksa nuk duhet me u hekë dhe ka folë për programin e Vetëvendosjes, tue e cilësue programin e tyne ekonomik si program komunist.

“Pse po e suspendon për 120 ditë, çka ndryshoj, pse me e suspendu ne. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne. I kom dëgju duke thënë ama shtetin, Nuk duhet na me hjek taksën deri në njohje, nëse mundemi me mbrojt deri në njohke është mirë. Nuk janë hajgare këto punë. Politika e tyre ekonomike është si dikur komuniste. Koncepti i VV’së është komunist dhe fukarallak”, tha Haradinaj

Shperndaje në: