Dhurata Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, oferta ma cilësore elektorale që nga çlirimi

Çashtja e luftimit të korrupsionit, e promovueme si pikë e parë dhe prioritet i kandidatit të PDK’s për kryeministrër në mandatin e ardhshëm, Kadri Veselit, ka ba që Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Europian, të jap nji vlerësim shumë interesant për këtë.

Dhurata Hoxha, luftën kundër korrupsionit si prioritet i parë i Z. Veselit, ka cekë se kjo e ban dallimin si oferta “ma cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej”.

Këtë vlerësim, ajo e ka ba në takim me qytetarët në Bregun e Diellit.

Në profilin e saj në rrjetin social, znj. Hoxha ka shkrue:

“Lufta kundër korrupsionit si prioritet i parë i kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, bën dallimin në ofertën më cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej. Faleminderit anëtarëve dhe simpatizantëve të Bregut të Diellit!”

Shperndaje në: