A e din çka po thotë Dacic’i? Skandaloz

Kërkesa e Përfaqësuesit Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe disa vendeve perëndimore me pezullue fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës asht jo-parimore tha Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic.

Dacic tha se tarifat e vendosuna nga Prishtina për mallnat nga Serbia dhe fushata që po ban Beogradi nuk janë të ndërlidhuna.

Dacic ka reague ndaj deklaratës së Matthew Palmer se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet me qenë e pregaditun me i pezullue tarifat për produktet serbe, për të cilat ai tha se ishin nji pengesë për vazhdimin e dialogut.

Palmer gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se SHBA shpresojnë që Serbia me pezullue fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe se mbi ato baza, të dy palët mund t’i ktheheshin në tryezë të bisedimeve në nji atmosferë pozitive, të kthyeme në nji marrëveshje.

Ministri i jashtëm serb gjithashtu kujtoi që Presidenti serb, Aleksandar Vucic, kishte thanë ma herët se pezullimi i fushatës së çnjohjeve mundet me u diskutue vetëm nëse Kosova e pezullon fushatën për njohje të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nëse vendet perëndimore pushojnë së mbështetuni këto aktivitete.

Shperndaje në: