Vucic nxit debat të madh në Serbi, dalin plane për Kosovën

Deklarata e Aleksandër Vucicit rreth planit të tij për Kosovën dhe sulmi ndaj opozitarëve në Serbi që nuk kanë kurrfarë plani rreth asaj se si duhet të zgjidhet problemi me Kosovën ka nxitë nji debat të madh në Beograd.

Fillimisht ka reague lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilas, i cili tha se ka nji plan për Kosovën, por që simbas tij ai nuk mundet me u implementue nga Vucici, Thaçi e Haradinaj.

E në këtë debat të planeve për zgjidhjen e problemit me Kosovën asht përfshi edhe ish-kryeministri i Serbisisë, Voislav Kostunica.

Ai për mediat serbe ka thanë se ka pasë planin e tij për Kosovën, që kishte me qenë simbas tij i pranueshëm për të gjithë.

Kohtunica ka thanë se plani i tij ka qenë që Kosova me funksionue sikurse Hong Kongu, shkruen NoviMagazin.

“Nji autonomi e mbikqyrun, për dallim të nji pamvarësie të mbikqyrun, asht në përputhje edhe me Kartën e Kombeve të Bashkueme dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Kjo kishte me i lejue shqiptarët që të marrin në dorë të ardhmen e tyne mbrenda provincës autonome të Kosovës” ka thënë Kostunica.

Shperndaje në: