Detektivi i njoftun: 4 shejat se burri ju tradhton

David King asht drejtori kryesor i Lipstick Investigations, nji kompani hetimi për femnat dhe mashkujt që tradhtojnë njani-tjetrin kur janë të martuem apo edhe në nji lidhje.

Ai ka tregue disa nga shejat kryesore që mundeni me i vërejt te partneri juej, nëse ai asht tue ju tradhtue.

Simbas David, femnat të cilat i drejtohen nji hetuesi privat me i përgjue burrat e tyne, në 80% të rasteve kanë të drejtë që mendojnë se ata po i tradhtojnë.

Ai shton se këto femna dallojnë disa sheja të veçanta te partnerët e tyne. David thotë se bahen pikërisht këto sheja shkak i dyshimit e mandej edhe i ndamjes së çifteve.

Ma poshtë po ju rendisim 4 sheja që mundeni me i dallue kur partneri juej asht tue ju tradhtue:

Shenja e parë dhe më e dukshme është kur partneri nis të kjdeset më shumë se zakonisht për veten. Psh përdor parfum të ri, ndryshon stilin e të veshurit, modelin e flokëve etj. Ai nis të mos kalojë shumë kohë me ju.

Nëse partneri juaj vendos fjalëkalime sekrete në telefon, në kompiuter apo në tablet, një arsye e ka. Gjithashtu, nëse nuk ju lejon ti kontrolloni telefonin është një shenjë e tradhtisë, veçanërisht nëse më parë keni pasur një marrëdhënie të mbushur me besim mes jush.

Një sjellje tjetër që dallon personat tradhtarë është se ata sillen në mënyrë të vrazhdë, ju sulmojnë dhe janë të acaruar gjatë gjithë kohës. Psh, sa herë që u bie telefoni, bëhen nervozë, marrin telefonin dhe përgjigjen në privatësi. Çdo pyetje që ju bëni kthehet në debat. Në këto raste nuk duhet të ndiheni fajtore. Ai thjeshtë po mundohet të justifikojë veprimet e tij dhe tju bëjë të ndiheni keq.

Nëse më parë partneri ju ftonte gjithmonë në restorant apo në kinema, ndërsa më pas ju shmang dhe gjen justifikime për të mos ndenjur me ju, ky është një sinjal. E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur partneri juaj zakonisht rrinte në shtëpi, apo kishte një orar të caktuar për të ndenjur në shtëpi, ndërsa tani ka gjithmonë punë dhe duhet të takojë dikë.

Shperndaje në: