Plani i Kadri Veselit: Zyrtarët shtetnorë duhet me pague nga xhepi damin që ia bajnë buxhetit

Deri tash shumë zyrtarë shtetnorë me vendimet e tyne të njianshme dhe antiligjore i kanë sjellë shtetit të Kosovës humbje të mëdhaja buxhetore.

Edhe përkundër kësaj, ata janë kursye nga institucionet e drejtësisë, në mungesë të ligjeve që rregullojnë çashtjen e përgjegjësisë personale për veprimet kundër institucioneve shtetnore. Madje, ata nuk kanë pague asnji cent për damin që ia kanë ba shtetit me vendimet e tyne.

Por, kjo pritet me ndryshue me një ligj të veçantë, të cilin e ka propozue lideri i PDK’s, Kadri Veseli, në kuadër të planit të tij shtatë pikësh me luftue korrupsionin.

Plani parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashtje apo pa dashtje e damtojnë buxhetin e Kosovës, nji pjesë të këtij dami me pague ata vet.

Në vitet e kalueme, institucione të ndryshme të Kosovës kishin humbë betejat në Gjykatën Arbitrazhit, për të cilat shteti kishte pague damshpërblim. Por, zyrtarët që kishin shkaktue vonesat nuk kanë pague asnji cent.

Shembulli ma i freskët asht ai i “Bektel and Enka”, e cila mbas mungesës së krijueme në transferimin e pareve, kishte fitue në arbitrazh mbi 53 milion euro. Për këtë humbje të madhe të buxhetit të Kosovës askush nga zyrtarët apo ministri nuk asht dënue, as nuk asht kërkue me pague nji pjesë të damit.

Pikërisht në raste të tilla, ligji, bazue në propozimin e Veselit do të parasheh dënime për ministrat, apo zyrtarët shtetnorë që duhet me pague, nëse rast se vërtetohet se me apo pa dijen e tyne kanë damtue buxhetin e Kosovës.

Koncepti asht bazue në përvojat e shteteve perëndimorë siç asht Gjermania. Ky propozim asht pjesë e planit shtatë pikësh të kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Shperndaje në: