Aktorja dhe ish-modelja e Playboy rrëfen përdhunimin nga miliaderi Epstein: Vazhdoi disa vjet…(foto)

Aktorja britanike dhe ish modelja e Playboy, Anouska De Georgiou, ka përshkrue se si ajo asht manipulue dhe abuzue seksualisht nga pedofili Jeffrey Epstein.

De Georgiou, e cila u rrit në nji familje të pasun dhe shkoi në shkollë me dukeshën e Cambridge, Kate Middleton, në “Marlborough College”, tha se ajo u takue me Epsteinin në vitet nandëdhetë përmes miqve, kur ishte në Londër.

Epstein shpejt filloi me udhëtue me të dhe me çue drejt pronave të tij anembanë globit, përfshi New Yorkun, Parisin dhe shtëpinë e tij në Caraibe, të quejtun “Orgy Island” nga vendasit.

Në nji intervistë për NBC, De Georgiou tha se Epstein abuzoi për disa vjet me të.

“Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë.

Njerëzit e tjerë përreth Epstein, e shihnin këtë gja si diçka normale dhe nuk reagonin”.

Shperndaje në: