Veseli ju premton veteranëve të punësuem në sektorin privat pagë të plotë

Lideri i PDK’s, Kadri Veseli, sot në Prishtinë ka takue qinda veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka thanë se kategoritë e luftës, tue përfshi këtu familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, familjet e viktimave civile, ish të burgosunit politikë, përbajnë nji pjesë të ndjeshme të shoqnisë dhe meritojnë përkujdesje të veçantë nga shteti.

“PDK-ja do të vazhdojë të jetë krah jush edhe më shumë në mandatin e ardhshëm. Ne do t’i luftojmë pakompromis abuzimet dhe shpërdorimet, duke ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e mashtruesve që janë futur në mënyrë abuzive në listat e veteranëve. Unë besoj në nevojën e aplikimit të politikave aktive sociale edhe tek çështja e veteranëve”, ka thanë ai.

Ju inkurajoj që të kenë një rol sa më aktiv në shoqëri”, u ka thanë Veseli atyne.

Lideri i PDK’s ka premtue se për me inkurajue punësimin në sektorin privat dhe luftue informalitetin, në mandatin e ardhshëm qeverisës ka me vendosë që të gjithë veteranët e punësuem në sektorin privat ta marrin të plotë pagesën e veteranit. Kurse, për të punësuemit në sektorin publik që marrin pare nga taksapaguesit, Veseli ka thanë se kjo pagesë e veteranëve ka me u ba në 50%.

“Përveç pensioneve, përfituesit e skemës së veteranëve do të vazhdojnë të kenë benificione në lirim nga shpenzimet e energjisë elektrike dhe lirim nga shpenzimet e zhdoganimit të veturave. Po ashtu, do u jepet përparësi në marrjen e kredive për hapjen e bizneseve apo në suvencione bujqësore, në mënyrë që veteranët të ndërtojnë bizneset e tyre të suksesshme dhe të bëhen pjesë e rritjes ekonomike të vendit”, ka thanë Veseli.

Në anën tjetër, ai ka kërkue nga veteranët mbështetje në luftën kundër korrupsionit, e cila asht shkaktarja ma e madhe e emigrimit të rijve dhe pengesa ma e madhe për të ardhmen e Kosovës.

Unë jam i bindur që juve ju dhimbset Kosova si pakkujt tjetër, sepse ju keni qenë të gatshëm ta jepni jetën për Kosovën. Të gjithë ne si ish-luftëtarë mbajmë mbi supe barrën e rëndë të amanetit të bashkëluftëtarëve që na kanë rënë në fushëbeteja afër nesh, të cilët kanë ëndërruar një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të zhvilluar. Prandaj ju ftoj të gjithëve që të bashkoheni në luftën kundër korrupsionit për ta ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka thanë Veseli.

Lideri i PDK’s ju ka thanë veteranëve se bashkë kanë luftue me çlirue Kosovën nga pushtuesit dhe bashkë duhet tme luftue me çlirue Kosovën edhe nga korrupsioni.

Shperndaje në: