Mbas tërmetit, Thaçi i ofron ndihmë të pakursyeme Shqipnisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se asht shqetësue mbasi ka ndigjue për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipni.

Postimi i plotë:

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë

Shperndaje në: